Protesta e opozitës, policia shoqëron 13 persona

Protesta e opozitës, policia shoqëron 13 persona

Policia ka shoqëruar mbrëmjen e së martës 13 persona, pas protestës së zhvilluar nga opozita përpara Kryeministirsë e më tej përpara Parlamentit. Gjithashtu për shkak të tensioneve janë plagosur 16 persona, mes të cilëve edhe deputeti i PD-se Bledian Nallbati. Tre prej të plagosurve janë lënduar nga molotovi i hedhur, ndërkohë që dy prej personave me djegie mësohet se kanë marr plagë të rënda.