Protesta e opozitës, Ministria e Shëndetësisë njofton: 21 persona në spitalin “Nënë Tereza”, 19 janë efektivë policie

Protesta e opozitës, Ministria e Shëndetësisë njofton: 21 persona në spitalin “Nënë Tereza”, 19 janë efektivë policie

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka informuar se gjatë orëve të mbrëmjes në Spitalin Universitar të Traumës dhe Spitalin Universitar “Nënë Tereza” janë paraqitur 21 persona, pas protestës së PD që u mbajt përpara Kryeministrisë. Ministria njofton: 19 prej tyre efektivë të Policisë së Shtetit, një deputet i Partisë Demokratike dhe një qytetar. Në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës janë paraqitur 10  efektivë policie, deputeti B.N dhe një qytetar. Ata kanë marrë ndihmën mjekësore sipas protokolleve respektive, të pritur nga ekipi mjekësor multidisiplinar. Pas trajtimit, 9 efektivë janë larguar nga spitali, sipas këshillave të mjekut dhe një prej efektivëve është dërguar në QSUNT në Shërbimin e Toksikologjisë, për shkak të problemeve me frymëmarrjen. Gjithashtu, deputeti B.N, pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm është...