Protesta e opozitës, Ministria e Shëndetësisë: 21 persona të plagosur, mes tyre edhe deputeti Nallbati dhe 19 efektivë policie

Protesta e opozitës, Ministria e Shëndetësisë: 21 persona të plagosur, mes tyre edhe deputeti Nallbati dhe 19 efektivë policie

Foto ilustruese TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka informuar mbrëmjen e djeshme pas mbarimit të protestës së opozitës se në Spitalin Universitar të Traumës dhe në Spitalin Universitar "Nënë Tereza", janë paraqitur 21 persona të lënduar. Sipas ministrisë, mes 21 të lënduarve, 19 prej tyre ishin efektivë të Policisë së Shtetit, deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, dhe një qytetar. Bëhet me dije se pas trajtimit, 9 efektivë dhe deputeti Nallbati janë larguar nga spitali, ndërsa në Spitalin e Traumës po trajtohet qytetari K.K jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi: Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se gjatë orëve të mbrëmjes në Spitalin Universitar të Traumës dhe Spitalin Universitar “Nënë Tereza” janë paraqitur 21 persona. 19 prej tyre efektivë të Policisë së Shtetit, një deputet i Partisë...