Protesta e opozitës me përleshje dhe molotovë, 4 persona të arrestuar/ Policia: Gjatë sulmit të Vilës 31 kishte persona brenda

Protesta e opozitës me përleshje dhe molotovë, 4 persona të arrestuar/ Policia: Gjatë sulmit të Vilës 31 kishte persona brenda

Katër persona kanë rënë në pranga nga policia e Tiranës pas protestës mbrëmjen e së shtunës, ku u hodhën molotovë, pati përplasje, si dhe u sulmua shtëpia e diktatorit Enver Hoxha.  Policia sipas gazetares Anila Hoxhës deri tani ka arrestuar katër protestues, ndërsa dy do t’i referojë në gjendje të lirë. Policia njofton se gjatë sulmit të Vilës, ka pasur persona brenda. Po ashtu, është proceduar penalisht deputeti Klevis Balliu. “Në lidhje me protestën e organizuar mesditën e djeshme, më datë 28.02.2026, në orën 18:00, thirrur nga subjekti politik Partia Demokratike, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale, arrestoi shtetasit: L. M., 20 vjeç, R. D., 33 vjeç, D. R., 21 vjeç dhe S. R., 36 vjeç, për...