Protesta e opozitës më 20 shkurt, Ambasada Amerikane u bën thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni vigjilentë dhe shmangni…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët amerikanë në lidhje me protestën e planifikuar nga Partia Demokratike ditën e premte më 20 shkurt, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ambasada këshillon qytetarët amerikanë që të shmangin zonën e protestës, të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale. “Një demonstratë është planifikuar të zhvillohet të premten, më 20 shkurt 2026, në orën 18:00. Protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë ndërtesës së Kryeministrisë, e cila ndodhet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, midis Sheshit Nënë Tereza dhe Sheshit Skënderbej. Pritet një prezencë e shtuar policore, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të trafikut në orët para dhe gjatë protestës. Policia e Shtetit ka paralajmëruar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzime në pjesë të ndryshme të qendrës së...
Burimi:
top-channel.tv