Protesta e opozitës “blindon” Tiranën, 1350 efektivë në terren, Kryeministria “vishet” me gardh metalik (VIDEO)

Protesta e opozitës “blindon” Tiranën, 1350 efektivë në terren, Kryeministria “vishet” me gardh metalik (VIDEO)

pamje nga kryeministria TIRANË- Protesta e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë pritet të nisë pas pak minutave, teksa raportohet se rreth 1350 efektivë ndodhen në terren. Në vetëm një rresht me efektivë, kordoni policor është vendosur para godinës së Kryeministrisë. Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e tubimit, policia u bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg dhunës.  Ndërkohë, që prej mbrëmjes së djeshme kanë nisur përgatitjen për protestën, teksa godina e qeverisë është rrethuar me gardh metalik.  Gjithashtu, një ditë më parë, policia njoftoi edhe planin e masave për mbarëvajtjen e tubimit. Bllokimi i lëvizjes dhe parkimi i automjeteve në kryqeqytet ka nisur që prej orës 23:45 të ditës së djeshme. Ndërkohë sot që prej orës 15:00 ka nisur bllokimi i lëvizjes së automjeteve në akset kryesore në...