Protesta e opozitës “blindon” Tiranën, 1350 efektivë në terren, Kryeministria “vishet” me gardh metalik
pamje nga kryeminitria TIRANË- Një orë nga nisja e protestës së Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë, raportohet se rreth 1350 efektivë do të jenë në terren. Ndërkohë, që prej mbrëmjes së djeshme kanë nisur përgatitjen për protestën, teksa godina e qeverisë është rrethuar me gardh metalik. Gjithashtu, një ditë më parë, policia njoftoi edhe planin e masave për mbarëvajtjen e tubimit. Bllokimi i lëvizjes dhe parkimi i automjeteve në kryqeqytet ka nisur që prej orës 23:45 të ditës së djeshme. Ndërkohë sot që prej orës 15:00 ka nisur bllokimi i lëvizjes së automjeteve në akset kryesore në kryeqytetet ku do zhvillohet protesta. "Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë...
Burimi:
zeri.ai