Protesta e opozitës, Avokati i Popullit thirrje policisë për vetëpërmbajtje: Ka raportime për dhunë policore
Avokati i Popullit ka publikuar një raport paraprak mbi zhvillimin e protestës së opozitës një ditë më parë (22 mars), ku thuhet se ka raportime për dhunë policore dhe mungesa protokollesh në përdorimin e gazit lotsjellës. Grupi i punës së Avokatit të Popullit ka vizituar spitalet dhe komisariatet për të parë dhe intervistuar protestuesit e ndaluar apo të lënduar. Nga të dhënat paraprake, Avokati i Popullit sqaron se të paktën 12 persona në moshë madhore janë ndaluar, ndërsa 4 të mitur u lanë të lirë pas marrjes në pyetje. Në Spitalin e Traumës, ekipi i Avokatit të Popullit administroi ankesën e një protestuesi që raportoi ushtrim dhune nga ana e policisë, për të cilën ka nisur hetimi përkatës. Teksa inkurajon vetëm tubimet paqësore, Avokati i...
Burimi:
gijotina.com