Protesta e opozitës/ Arrestohen 15 persona, procedohet penalisht deputeti i PD dhe 9 protestues të tjerë
Policia e Tiranës thotë se ka identifikuar 24 persona, të cilët gjatë protestës së opozitës mbrëmjen e djeshme (22 mars) hodhën molotovë në drejtim të institucioneve si dhe kundërshtuan punonjësit e policisë. Nga këta persona 15 janë arrestuar, ndërsa 9 prej tyre u proceduan penalisht. Po ashtu u procedua edhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili akuzohet për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Shtyrja e të miturit më krim”. Policia po ashtu sqaron se gjatë tubimit mbetën të lënduar edhe 6 efektivë policie. Njoftimi: Hodhën lëndë djegëse (molotovë) dhe kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë, gjatë tubimit të zhvilluar dje, identifikohen 24 shtetas. Arrestohen 15 prej tyre dhe procedohen penalisht 9 prej tyre. Gjatë tubimit u...
Burimi:
gijotina.com