Protesta e opozitës, arrestohen 15 persona, procedohen 9 të tjerë
15 persona janë arrestuar nga policia pas protestës së dhunshme të PD, ndërsa 9 prej tyre janë nën hetim në gjendje të lirë. Mes të shoqëruarve ka pasur edhe të mitur, por janë lënë të lirë. Protesta e 22 marsit u shoqërua me molotovë dhe fishekzjarrë ndaj kryeministrisë, Ministrisë së Infrastrukturës, pranë Bankës së Shqipërisë ku u shënjestrua selia e PS, por pa mundur të depërtohej. Berisha dhe protestuesit nuk mundën të arrinin parlamentin, pasi forcat e policisë krijuan gardhe sigurie. Nga molotovët lënduan 6 efektivë të policisë, të cilët po marrin trajtim në QSUT dhe te Spitali i Traumës. Njoftimi i policisë: Hodhën lëndë djegëse (molotovë) dhe kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë, gjatë tubimit të zhvilluar dje, identifikohen 24 shtetas. Arrestohen 15 prej...
Burimi:
kohajone.com