Protesta e katërt kombëtare e PD-së, 46 persona u arrestuan nga policia për aktet e dhunës së ditës së djeshme
Protesta e ditës së djeshme e thirrur nga opozita e cila zgjati më shumë se 4 orë u shoqërua edhe me arrestime. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, 46 persona janë arrestuar nga policia për aktet e dhunshme të kryera gjatë ditës së djeshme. Kujtojmë se përplasjet mes policisë dhe protestuesve nisën menjëherë pas mbylljes së fjalimit të kreut të PD-së, Sali Berisha, kur mbështetësit filluat të hidhnin fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë. Ato vijuan edhe para Kuvendit, aty ku protestuesit u zhvendosën pas përfundimit të tubimit në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv