Protesta e dhunshme te Kuvendi, prokuroria kërkon masë mosdalje jashtë vendit për dy protestuesit e arrestuar

Protesta e dhunshme te Kuvendi, prokuroria kërkon masë mosdalje jashtë vendit për dy protestuesit e arrestuar

Prokuroria ka kërkuar masë për mosdalje jashtë vendit për dy protestuesit e arrestuar të enjten, Artemisa Islamajn dhe Orion Peçin. Sipas saj, arrestimet janë të ligjshme. Gjykata është tërhequr për shpallje vendimi. Artemisa Islamaj, sipas burimeve pranë policisë, sillte kapsollat për protestuesit e tjerë, ndërsa Orion Peçi është autor i dyshuar i dëmtimit të efektivit të Shqiponjave me kapsollë, të cilën fillimisht e futi në një shishe plastike dhe e hodhi drejt policit. Përveç tyre, nëpër komisariatet e Tiranës u shoqëruan për t’u marrë në pyetje edhe 30 protestues të tjerë, një pjesë e të cilëve do të hetohen në gjendje të lirë. Mes tyre ishin Dritan Goxhaj, i ndaluar më herët në një prej 2 protestave para Kuvendit, dhe Edison Lika, ndër më aktivët...