Protesta e banorëve të Rrjollit/ Lirohen 6 persona, qytetari: Hera e 10 që shoqërohem, por nuk do ndalemi!

Protesta e banorëve të Rrjollit/ Lirohen 6 persona, qytetari: Hera e 10 që shoqërohem, por nuk do ndalemi!

Banorët e Rrjollit VELIPOJË- Banorët e Rrjollit në Shkodër vijojnë prej më shumë se dy javësh protestën e tyre kundër ndërtimit të një resorti lukzos në zonë. Protestat e tyre, të tensionuara, janë shoqëruar me incidente dhe përplasje edhe me forcat e policisë. Si pasojë e përplasjeve, disa prej banorëve janë shoqëruar në polici gjatë ditës së djeshme. Ndërkohë, ditën e sotme rreth 6 të shoqëruar janë lënë të lirë. Megjithatë, ata këmbëngulin për të vijuar protestat. Njëri prej të shoqëruarve, i cili u la sot i lirë, tha se nuk do ti ndalin protestat dhe se tokën e tyre do ta mbrojnë me çdo çmim. “Është hera e 10 që shoqërohem nga 5 orë. Ditën e shtunë kam qëndruar 30 orë i ndaluar. Prokuroria...