Protesta e 30-të në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike

Protesta e 30-të në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike

Ka nisur në Tiranë protesta e 30-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Tashmë e kthyer në traditë, qytetarët u mblodhën  në sheshin “Skënderbej” për të vijuar më pas marshin drejt Kryeministrisë. Një nga thirrje kryesore të qytetarëve është largimi i kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie teknike me intelektual jo partiakë. Po ashtu, thirrjeve të qytetarëve nuk u ka shpëtuar as opozita të cilën e fajësojnë për mënyrën se si ka drejtuar vendin kur ka qenë në qeverisje dhe për mënyrën se si ka vepruar më pas në raport me mazhorancën. Për të shprehur kundërshtimin e tyre si për mazhorancën dhe opozitën, qytetarët bëjnë thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”.