Protesta e 24 janarit, mbahet sot seanca për të arrestuarit
Mbahet sot seanca për të arrestuarit nga protesta e 24 janarit e thirrur nga opozita. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se pritet të jepen masat e sigurisë për 18 të arrestuarve. Sipas bluve të kryeqytetit, janë arrestuar 18 protestues, 17 janë proceduar dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë, pasi hodhën lëndë djegëse (molotovë) dhe kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë. Mes personave të proceduar janë edhe 4 zyrtarë të PD, 3 prej tyre deputetë. Sipas njoftimit të policisë, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Ervin Minarolli me detyrë sekretar organizativ i subjektit politik Partia Demokratike, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” si dhe shtetasit Luçiano Boçi, Klevis Balliu dhe Gazment...
Burimi:
top-channel.tv