Protesta e 24 janarit! Gjykata cakton ‘detyrim paraqitje’ për 19 protestuesit

Protesta e 24 janarit! Gjykata cakton ‘detyrim paraqitje’ për 19 protestuesit

PAMJE NGA VENDNGJARJA TIRANË-Gjykata e Tiranës këtë të martë ka marrë vendimin për të caktuat masën “detyrim paraqitje” për 19 protestuesit e arrestuar gjatë protestës kombëtare të PD e cila u zhvilluar të shtunën. Prokuroria kishte kërkuar për 5 prej tyre “masën arrest në burg” dhe për 5 të tjerët “arrest në shtëpi”. Protesta e organizuar nga Partia Demokratike para Kryeministrisë mbrëmjen e 24 janarit u shoqërua me përplasje dhe akte dhune mes protestuesve dhe forcave të rendit. Gjatë tubimit u hodhën lëndë piroteknike, molotovë dhe sende të forta në drejtim të policisë, duke shkaktuar plagosjen e disa efektivëve.