Protesta e 24 janarit/ “Blindohet” Kryeministria, dyert vishen me mburoja metalike
godina e kryeministrise TIRANË- Një ditë para protestës kombëtare të paralajmëruar nga Partia Demokratike përpara Kryeministrisë, kanë nisur përgatitjet për rrethimin e godinës së qeverisë. Siç shihet edhe në foto, barriera metalike dhe elementë të tjerë sigurie janë vendosur në hyrje të godinës. Ndërkohë që më herët, Policia e Tiranës njoftoi planin e masave të sigurisë dhe rrugët që do të bllokohen gjatë zhvillimit të tubimit. Sipas planit të masave, do të ketë kufizim të lëvizjes dhe bllokim të rrugëve në fasha të ndryshme oraresh deri në përfudim të tubimit. Partia Demokratike ka paralajmëruar se në 24 janar do të mbajë një protestë fuqishme përpara Kryeministrisë. Më 24 janar në orën 17;00 do të mbahet protesta e radhës kombëtare e Partisë Demokratike, kundër qeverisë së kryeministrit Edi...
Burimi:
zeri.ai