Protesta e 24 Janarit, Berisha: Sheshet dhe rrugët e Tiranës do të shndërrohen në tmerrin e regjimit

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Sheshet dhe rrugët e Tiranës do të shndërrohen në tmerrin e regjimit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Foltorja para Kryeministrisë deklaroi se kjo javë është përcaktuese për 24 Janarin, protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana ndonjëherë. Gjatë fjalës para qytetarëve në Foltoren para Kryeministrisë, Berisha deklaroi se në kongresin e SHBA-së, këtë javë është miratuar dokumenti që nxin Edi Ramën. Sipas tij, ky dokument frymëzohet nga guximi i protestuesve shqiptarë për të mbrojtur të vërtetat e këtij vendi dhe ndaj dhe duhet të frymëzohemi. “Miq, po vijmë nga parlamenti, ishte provokimi më i ulët që i bëhej shqiptarëve. Karshi tyre qëndronte Lubi Balluku, hajdutja më e madhe e kohërave që kanë pasur shqiptarët në pushtet, e dërguar aty kastile nga Edi Rama për të provokuar shqiptarët, për të poshtëruar shqiptarët, për t’u thënë...