“Protesta e 10 shkurtit ishte rrëmujë dhe kaos”/ Demokrati ‘sy m’sy’ me Berishën: Disa këndej, e të tjerë andej

“Protesta e 10 shkurtit ishte rrëmujë dhe kaos”/ Demokrati ‘sy m’sy’ me Berishën: Disa këndej, e të tjerë andej

Teksa kërkon largimin e qeverisë së Edi Ramës përmes protestave, ku të fundit e ka thirrur më 20 shkurt, kreu i PD, Sali Berisha u përball me kritika në Krujë për mënyrën sesi i organizon ato. Një demokrat, i pranishëm në foltoren e Berishës, i tha kryedemokratit se protesta e fundit më 10 shkurt, ishte rrëmujë dhe kaos. Ai nuk ishte dakord me organizimin e protestës, ku disa protestues mbetën te Kryeministria, e të tjerë te godina e Parlamentit, ku dhe pati arrestime. “Një pakënaqësi që kam, është me organizimin e protestave. E kam thënë fatmirësisht, ndryshe prej njerëzve që janë në sallë. Mirëpo, jo gjithmonë reflektohen mendimet. Pse kam kritikë? Mendoj që fjala përballë Edi Ramës ka pësuar një inflacion të jashtëzakonshëm. Fjalët pësojnë...