Protesta e 10 Shkurtit, Berisha: Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë

Protesta e 10 Shkurtit, Berisha: Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një konferencë për shtyp se protesta kombëtare e 10 shkurtit mund të përshkallëzohet, nëse qytetarët e kërkojnë një gjë të tillë. Ai theksoi se gjithnjë e më shumë qytetarë po kërkojnë që protesta të jetë e pandërprerë dhe të mos lihet sheshi. Berisha u shpreh se kjo kërkesë është e drejtë dhe do të zbatohet në momentin e parë të mundshëm. Ai akuzoi ashpër institucionet, duke i cilësuar si të degraduara dhe pa përgjegjësi ndaj qytetarëve. Sipas tij, vetëm zëri i qytetarëve do ta fitojë këtë betejë, me objektiv largimin e qeverisë aktuale. “Gjithnjë e më i madh është numri i qytetarëve që kërkojnë një gjë të tillë. Unë i siguroj ata se kërkesën e tyre e...