Protesta e 10 shkurt Berisha: T’u japim leksionin e merituar organizatës kriminale në pushtet
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për mobilizim qytetar, duke ftuar shqiptarët që më 10 shkurt, në orën 17:00, të mblidhen në Tiranë për një protestë kundër qeverisë. Në një deklaratë të ashpër, Berisha theksoi se vetëm reagimi i qytetarëve mund të sjellë ndryshimin, duke e cilësuar çdo përpjekje tjetër si “humbje kohe”. “Është fjala juaj, është guximi juaj, është revolta dhe zemërimi juaj ndaj padrejtësisë, vjedhjes, narkoshtetit, varfërimit dhe mjerimit nga plaçkitja e kësaj qeverie, që duhet dhe do ta shpëtojë Shqipërinë”, u shpreh Berisha. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për arrogancë dhe përbuzje ndaj qytetarëve, duke thënë se në vend të dorëheqjes, Rama “sfidon dhe ofendon shqiptarët”, ndërsa drejtësia, sipas tij, funksionon vetëm për një rreth të ngushtë pushteti. “Unë...
Burimi:
gijotina.com