Propozimi joshës nga Salianji: Kush bashkon opozitën të jetë kandidat për kryeministër

Propozimi joshës nga Salianji: Kush bashkon opozitën të jetë kandidat për kryeministër

Në takimin me demokratët në Fier, Ervin Salianji nënvizoi ndër të tjera se nëse dikush ka aftësitë të bashkojë opozitën të propozohet edhe për kryeministër. ”Në shumë degë, në Himarë ishte përjashtuar gjithë PD për të imponuar një kryetar dege siç e do lidershipi. Tentohet të bëhet bashkimi opozitës duke ulur nëpër tryeza njerëz qesharakë dhe nuk dëgjojnë demokratët. Nëse dikush e bashkon opozitën dhe tregon kredibilitett më të madh se lidershipi i PD , ta propozojmë të jetë kandidat për kryeministër të fitojmë zgjedhjet”, tha ai.