Pronat nga Porto Palermo në Lezhë! Gjykata e Lartë lë në fuqi konfiskimin e pasurive të ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj
Guxim Zenelaj TIRANË-Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj duke lënë në fuqi konfiskimin e pasurive të tij. Kolegji Penal vendosi lënien në fuqi të vendimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm në 15 korrik të vitit 2024. Shkalla e dytë e gjyqësorit kaloi në favor të shtetit një sipërfaqe toke prej 1000 m2 në Porto Palermo, Himarë-Vlorë si dhe 6 pasuri të paluajtshme në Ishull Shëngjin -Lezhë. Pronat përfshijnë një sipërfaqe toke në zonën e Porto Palermos, ndërkohë që pjesa tjetër është e përqëndruar kryesisht në bregdetin e ishull Lezhës. Në mesin e pasurive të konfiskuara janë edhe dy bodrume me sipërrfaqe 16 m2 dhe 15 m2, njësi me sipërfaqe 218 m2 dhe tre apartamente me sipërfaqe rreth 60 m2 , 67...
Burimi:
zeri.ai