Pronat në Himarë, nis regjistrimi fillestar për 6 zona kadastrale

Pronat në Himarë, nis regjistrimi fillestar për 6 zona kadastrale

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) dhe Bashkia Himarë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për nisjen e regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme në 6 zona kadastrale të bashkisë. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, dhe drejtoresha e Përgjithshme e ASHK-së, Lorena Goxhobelli, theksuan rëndësinë e bashkëpunimit mes pushtetit vendor dhe agjencisë qendrore për përshpejtimin e procesit. “Ne kemi një objektiv të qartë: përmbylljen e regjistrimit fillestar në të gjithë Shqipërinë brenda vitit 2027,” deklaroi Goxhobelli, duke shtuar se ky bashkëpunim do të mundësojë qytetarëve të pajisen me dokumentacion të rregullt pronësie. Bashkia Himarë ka gjithsej 24 zona kadastrale, nga të cilat 15 janë tashmë të regjistruara, ndërsa 3 zona janë në fazën përfundimtare të procesit. Me nisjen e regjistrimit në 6 zonat...