Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale sekuestrohen dy herë në Shqipëri/ Mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare

Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale sekuestrohen dy herë në Shqipëri/ Mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare

Tre muaj pasi ishin sekuestruar nga SPAK, edhe Prokuroria e Tiranës deklaroi të premten se kishte sekuestruar kompanitë e biznesit, tokat dhe llogaritë bankare të investuara nga Shqipëri nga drejtuesit e një skeme piramidale me kriptovaluta në Spanjë. Prokuroria e Tiranës njoftoi të premten se kishte sekuestruar disa shoqëri tregtare, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi si dhe automjete dhe llogari bankare në pronësinë e shtetasit spanjoll Alvaro Castillos – i akuzuar për ngritjen e një skeme ndërkombëtare mashtrimi me vlerë 30 milionë euro nga Spanja deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas njoftimit, pronat e sekuestruara në Shqipëri dyshohet se janë produkt i veprës penale të pastrimit të parave. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë megjithatë se masat e sekuestros së Prokurorisë...