Pronari i vilës që do të grabiste qëlloi në ajër për ta trembur, shqiptari humb jetën gjatë arratisjes
Një 46-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, teksa po tentonte të grabiste një banesë. Ngjarja e rëndë është shënuar në Arezo të Italisë, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale A.C. 46-vjeçari së bashku me dy të tjerë, kishin shkuar për të grabitur një banesë në zonën ‘Gorello’. Sipas raportimeve të mediave italiane, pronari i banesës, kur kuptoi që disa hajdutë kishin hyrë për të vjedhur, qëlloi me armë në ajër, për t’i trembur, duke bërë që ata të arratiseshin. Megjithatë, arratisja e shqiptarit rezultoi fatale, pasi këmba e 46 vjeçarit shqiptar u ngul në një shtyllë hekuri me majë e vendosur si gardh për t’u mbrojtur nga derrat e egër. Ai u zvarrit për rreth pesëdhjetë metra, por nuk mundi t’i rezistojë...
Burimi:
argjiroja.net