Prokurorja e SPAK: Qëndrimi në detyrë i Ballukut, i rrezikshëm! Mund të kryejë vepra të tjera

Prokurorja e SPAK: Qëndrimi në detyrë i Ballukut, i rrezikshëm! Mund të kryejë vepra të tjera

Prokurorja e SPAK, Dorina Bejko theksoi se qëndrimi i Belinda Ballukut në detyrën e zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës së Energjisë, në një kohë kur është marrë e pandehur, përbën rrezik potencial. Në seancën publike që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese, ku po shqyrtohet ankimimi i qeverisë kundër vendimit të GJKKO për pezullimin e Ballukut nga detyra, prokurorja e SPAK u shpreh se ka rrezik që ajo të prishë provat dhe të kryejë vepra të tjera penale. Ajo përmendi edhe një deklaratë të përfaqësuesit të kryeministrit në seancë se ajo ka propozuar 50 akte, që do të thotë se mund të veprojë sërish në kundërshtim me ligjin. “Hetimi është dinamik. Në këtë seancë nuk mund të bëjmë të ditur nëse nga ana e të...