Prokuroria “mësyn” në Bashkinë e Vlorës, sekuestrohen dosje dhe kontrata të plazheve në Zyrën e Aseteve

Prokuroria “mësyn” në Bashkinë e Vlorës, sekuestrohen dosje dhe kontrata të plazheve në Zyrën e Aseteve

bashkia vlore VLORË- Prokuria e Vlorës ka sekuestruar në Bashkinë e Vlorës dhjetëra dosje të arkivuara të zyrës së aseteve, shumica lidhen me menaxhimin e hapësirave të plazheve. Sipas burimeve, bëhet fjalë për një hetim të nisur mbi 1 vit më parë për çështjen e parcelave të plazheve dhe menaxhimin e tyre. Mësohet se kontrollet që kanë zgjatur që prej orës 13:00 deri në mbrëmje rreth orës 23:00, në Bashkinë e Vlorës, janë kryer nga ficerë të policisë gjyqësore, oficerë të krimit ekonomik. Nën dtrejtimin e Prokurorisë së Vlorës kanë kontrolluar dosjet për harkun kohor 2023 -2025, më pas kane marrë me vete materialet e fotokopjuara./ZËRI