No Image Available

Prokuroria kërkon burg përjetë për ekzekutorin e Nikulajt, avokati i Ruben Saraivës: S’ka prova, autorët janë të tjerë

Ruben Saraiva dhe Ardian Nikulaj LEZHË-Ka përfunduar seanca gjyqësore në Gjykatën e Lezhës, ku mbrojtja paraqiti konkluzionet përfundimtare për portugezin Ruben Saraiva, i akuzuar si ekzekutor për vrasjen e biznesmenit Ardjan Nikulaj në Shëngjin, në prill të vitit 2023.  Avokati i tij, Kujtim Cakrani, deklaroi se nuk ekziston asnjë provë që implikon klientin e tij në këtë ngjarje. Ai shtoi se Saraiva është diskriminuar gjatë gjithë kësaj periudhe nga Drejtoria e Burgjeve, pretendim që sipas tij u konfirmua edhe nga vetë i pandehuri gjatë seancës së sotme. Avokati ka deklaruar se Saraiva po mbahet padrejtësisht në burg, duke theksuar se policia dhe prokuroria e dinë shumë mirë kush janë autorët e vërtetë të vrasjes. Kujtim Cakrani: Gjykata është tërhequr për vendim, ne kemi kërkuar pafajësinë, jo...