Prokuroria e Tiranës thërret drejtuesen e Korporatës së Investimeve, Elira Kokona
Prokuroria e Tiranës ka thirrur drejtuesen e Korporatës Shqiptare të Investimeve, Elira Kokona, për të marrë në pyetje lidhur me një kallëzim të paraqitur ndaj saj. Sipas raportimeve Kokona do të pyetet në cilësinë e “personit në dijeni”. Kallëzimi është depozituar nga biznesmeni Thanas Biqiku. Në kuadër të këtij procedimi, do të merren në pyetje edhe disa persona të tjerë, përfshirë Enkelejd Musabelliu, Kastriot Gurra, Enkelejda Muça dhe Ermal Nufi, i cili është zëvendës-shefi i kabinetit të kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë emri i Elira Kokonaës lidhet edhe me parkun fantazmë “Durana”. “Durana Tech Park” u themelua si park teknologjik në Shqipëri nën pronësinë e Korporatës Shqiptare të Investimeve, e drejtuar nga Elira Kokona. Sipas dokumenteve dhe raportimeve të mediave, parku nuk ka ndërtuar asnjë godinë...
Burimi:
gijotina.com