Prokuroria e Tiranës sekuestron kompaninë e ndërtimit, biznesmeni Daniel Shima fshihej pas të shoqes, 3 zyrtarë të pezulluar

Prokuroria e Tiranës sekuestron kompaninë e ndërtimit, biznesmeni Daniel Shima fshihej pas të shoqes, 3 zyrtarë të pezulluar

Foto ilustruse Nga Elton Qyno TIRANË- Tjetërsimi i një sipërfaqe toke prej 2350 metra katror, mbi të cilën ishte ndërtuar një kapanon i shoqërisë së mobilierisë “Saimiri F”, ka çuar në nxjerrjen e 6 masave sigurimi nga gjykata e Tiranës si dhe vendosjen në sekuestro preventive të kompanisë “Garffs Construction”, e cila me letra është në pronësi të shtetases, Donada Xhalia. Në fakt pronari real i kësaj kompanie është, Daniel Shima, ndërsa gruaja e tij, Donada Xhalia, rezulton pronare në letra. Shima, sipas burimeve të policisë së Tiranës, njihet si person me precedent penalë dhe përfshirjen në skemat e fajdeve në Tiranë dhe Kamëz. Lidhur me këtë rast policia e prokuroria e Tiranës, ka nisur një hetim për pastrim të produkteve të veprës penale, ku...