Prokuroria e Tiranës nis hetimet për postat, sekuestron mallra pa faturë dhe 13 milionë lekë
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për disa subjekte që ofrojnë shërbime postare. Subjektet akuzohen për veprën penale të evazionit fiskal, për mallrat që shiten pa faturë. Prokuroria njofton se u ushtruan kontrolle në disa subjekte që ofrojnë shërbime postare në kryeqytet, ku u sekuestruan mallra pa faturë tatimore, 13 milionë lekë si dhe dokumente shoqëruese. NJOFTIMI: Hetime subjekteve që ofrojnë shërbime postare, Prokuroria Tiranë regjistron procedim penal për evazion fiskal për mallrat që shiten pa faturë, sekuestrohen 13 mln lekë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë regjistron procedimin penal nr.156, viti 2026, për veprën penale të evazionit fiskal, të parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal. Pas lejimit nga gjykata, me kërkesë të organit procedues, si rrjedhojë u ushtruan kontrolle në...
Burimi:
zeri.ai