Prokuroria e Durrësit merr zyrtarisht në hetim përmbytjet, sekuestron dokumentacionet e bashkisë

Prokuroria e Durrësit merr zyrtarisht në hetim përmbytjet, sekuestron dokumentacionet e bashkisë

FOTO ILUSTRUESE DURRËS-Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për ndërhyrjen në argjinaturën e lumit Erzen. Shkak për këtë janë bërë hetimet që po zhvillon kjo prokurori, pas përmbytjeve në muajin Janar në qytet. Prokuroria ka nisur hetimet për 3 vepra penale’; “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me përmbytje” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”. Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit ka nxjerrë vendimin për sekuestrimin e të gjitha provave materiale. Më konkretisht është sekuestruar "dokumentacioni i procedurës së prokurimit, zbatimit dhe marrjes në dorëzim' për objektin. Po ashtu është vendosur "sekuestrimi i dokumentacionit tekniko-ligjor i gjithë procedurës së lejes' për objektin. “1. Të bëj sekuestrimin pranë Bashkisë Durrës, sa më poshtë vijon: 1.1- Dokumentacioni i procedurës së prokurimit, zbatimit dhe marrjes në dorëzim për objektin "Rehabilitim i argjinaturës, ngritjes...