‘Prokurorët të mbrohen nga ndërhyrjet’, kreu i ILD: Të mbajnë përgjegjësi për shkeljet profesionale ose etike

‘Prokurorët të mbrohen nga ndërhyrjet’, kreu i ILD: Të mbajnë përgjegjësi për shkeljet profesionale ose etike

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani, i shoqërar nga Zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë Elena Pelushi, priti këtë të mërkurë në takim një përfaqësi të Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë, të kryesuar nga prokurori Gëzim Spahiu. Mësohet se Spahiu e njohu Metanin me objektivat e shoqatës së krijuar në dhjetor 2025, me synimin për të ofruar një strukturë të qëndrueshme dhe të organizuar, e cila do të shërbejë si një pikë referimi për zhvillimet e rëndësishme, problematikat dhe çështjet që lidhen me statusin dhe funksionin e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. Në takim u theksua gjithashtu rëndësia e pavarësisë së prokurorëve si shtyllë themelore e sundimit të ligjit dhe qeverisjes demokratike. U tha se prokurorët duhet të ushtrojnë detyrat e tyre të lirë nga...