Projektligji për statusin, Shoqata e gjyqtarëve thirrje Kuvendit: Po cenoni standardet e shtetit të së drejtës, shmanget gara për postet drejtuese

Projektligji për statusin, Shoqata e gjyqtarëve thirrje Kuvendit: Po cenoni standardet e shtetit të së drejtës, shmanget gara për postet drejtuese

Shoqata Kombëtare e gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë kundërshton me shqetësim projektligjin e Kuvendit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në një deklaratë publike deklarojnë se kjo paketë ndryshime të dërguara nga Kuvendi për konsultim, rrezikon të bjerë ndesh me parimet themelore të shtetndërtimit, si ndarja dhe balancimi i pushteteve dhe pavarësia e gjyqësorit. Shoqata vlerëson si shumë problematike nga pikëpamja kushtetuese normën përmes së cilës propozohet se kryetarët në detyrë të gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit të juridiksionit të përgjithshëm dhe atij administrativ konfirmohen si kryetarë të emëruar deri në datën 31 dhjetor 2028, duke shmangur sakaq garën për këto poste drejtuese në pushtetin gjyqësor. Kjo dispozitë, sipas Shoqatës “tenton të uzurpojë pushtetin që Kushtetuta i ka dhënë Këshillit të Lartë...