Projektligji për statusin, Shoqata e Gjyqtarëve “kundër Kuvendit”: Po shmanget gara, uzurpohet pushteti i KLGJ!

Projektligji për statusin, Shoqata e Gjyqtarëve “kundër Kuvendit”: Po shmanget gara, uzurpohet pushteti i KLGJ!

Foto ilustruese TIRANË- Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar, duke kundërshtuar projektligjin e Kuvendit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Bëhet fjalë për një paketë ndryshimesh të ligjeve të reformës në drejtësi, të cilat shmanin garat për postet drejtuese në pushtetin gjyqësor.  Përmes një deklarate publike, Shoqata thekson se ky projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë””, bie ndesh me parimet themelore të shtetndërtimit. Kjo dispozitë, sipas Shoqatës “tenton të uzurpojë pushtetin që Kushtetuta i ka dhënë Këshillit të Lartë Gjyqësor në emërimin e kryetarëve të gjykatave”. Deklarata e plotë: Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë është një njohur me projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin...