Projekti TID/ Sot afati i fundit për lirimin vullnetar të banesave, banorët e Durrësit: Kërkojmë pezullimin e shembjeve
Banorët e prekur nga projekti “TID Durrës” kanë dalë me një deklaratë publike, ku shprehin kundërshtimin e tyre ndaj mënyrës së zbatimit të projektit dhe alternativave të ofruara nga institucionet. Sipas tyre projekti, ka mangësi dhe shkelje procedurale. Banorët kërkojnë shtyrje të afateve ligjore të ekzekutimit të projektit dhe pezullim të menjëhershëm të shembjeve. Në të kundërt, paralajmërojnë përshkallëzim të protestës dhe intensifikim të reagimit publik dhe institucional, duke theksuar se komunikimet në nivel ndërkombëtar kanë nisur dhe do të vijojnë në mbrojtje të të drejtave të tyre dhe të parimeve të shtetit ligjor. Deklarata: Në vijim të diskutimit të zhvilluar me përfaqësues institucionalë, Kryeministrin dhe Kryetaren e Bashkisë Durrës, ndiejmë detyrimin të bëjmë publike qëndrimin tonë si banorë të prekur nga projekti. Gjatë takimit u...
Burimi:
top-channel.tv