Projekti TID/ Ministri Gonxhja: Kemi ngritur grup pune për pretendimet e banorëve! Zhupa: Prishet identiteti i qytetit
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja foli në Parlament për projektin TID në Durrës. Projekti TID ka të bëjë me rijetëzimin e Qendrës Historike të Durrësit dhe është një ndërmarrje e shumëdebatuar që synon shembjen e 74 objekteve dhe restaurimin e disa të tjera me vlera historike e kulturore. Gonxhja teksa hodhi poshtë akuzat e opozitës, tha se procesi për këtë projekt ka qenë i kujdesshëm, pa pasur asnjë nxitim në procedurat ligjore dhe për dëgjesat publike. “Projekti TID në Durrës, akuzat për të na treguar dhe anatemuar deri në shkallën e një pandjeshmërie ndaj njerëzve, nuk qëndrojnë, janë bërë të gjitha hapat sa i takon dëgjesave. Procesi ka qenë i kujdesshëm, nuk ka pasur asnjë nxitim për procedurat ligjore, për dëgjesa dhe...
Burimi:
kohajone.com