Projekti që lidh bregdetin e Durrësit me qytetin, banorët protestojnë: Duam strehim
Banorë që preken nga projekti i rrugës që lidh bregdetin, në zonën e Currilave, me rrugën “Aleksandër Goga” në Durrës kanë protestuar ditën e sotme para bashkisë së Durrësit. Ata shprehen se kanë mësuar në rrugë jozyrtare se banesat e tyre do të prishen në kuadër të investimit që sjell zgjerimin e rrugës. Të shqetësuar nga ky investim dhe mungesa e transparencës nga ana e bashkisë, banorët thonë se vlera e shpronësimit për këtë investim publik është larg vlerës së tregut të pasurive të paluajtshme në Durrës. Të cenuar në të drejtën e pronës, banorët kërkojnë strehim dhe jo shpronësim, nëse investimi për zgjerimin e rrugës do të kryhet pavarësisht rezistencës së tyre.
Burimi:
opinion.al