Profil i Mirlinda Karçanaj/ Fijet që e lidhin shefen e AKSHI-t me Ramën

Profil i Mirlinda Karçanaj/ Fijet që e lidhin shefen e AKSHI-t me Ramën

Profil i Mirlinda Karçanaj/ Fijet që e lidhin shefen e AKSHI-t me Ramën Në 2007 drejtoreshë në Bashkinë Tiranë. Në 2013 shefe e AKSHI-t. Në 2017 nën vartësinë direkte të kryeministrit për të menaxhuar një buxhet gjysëm miliardi euro. Një trajektore që tregon shumë Zyrtarja më e lartë grua e shtetit shqiptar e arrestuar deri më tani, Mirlinda Karçanaj, ndonëse një nga njerëzit më të përfolur të kësaj qeverisjeje ka qenë një personazh me profil të ulët në publik. Përpara se të parakalonte tek dera e SPAK-ut dhe me përjashtim të një konference shtypi të dhënë në krah të kryeministrit Rama, shumëkush që do të këmbehej me të në rrugë, zor se do ta njihte. E megjithëatë, emri i një prej grave më jetëgjata të...