Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, arrestohen dy persona në Vlorë, sekuestrohet 57 kg kanabis

Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, arrestohen dy persona në Vlorë, sekuestrohet 57 kg kanabis

Dy persona në Vlorë janë vënë në pranga pasi iu gjetën 57 kilogramë kanabis. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Brotherhood”, u sekuestruan rreth 57 kg lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri automatike. Në pranga u vunë F. M., 41 vjeç, banues në fshatin Trevllazër, dhe L. L., 40 vjeç, banues në Mavrovë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. “Shërbimet e Policisë ndaluan dhe kontrolluan automjetin e dyshuar tip “Volkswagen Touran”, me të cilin udhëtonin shtetasit F. M. dhe L. L. Nga kontrolli i automjetit u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e përgatitur për shitje. Në vijim të operacionit dhe veprimeve...