Procesi kundër Franc Çopjas në Belgjikë, hetuesit: Ardit Spahiu u ekzekutua nga profesionistë..urdhëri është dhënë nga Dubai!

Procesi kundër Franc Çopjas në Belgjikë, hetuesit: Ardit Spahiu u ekzekutua nga profesionistë..urdhëri është dhënë nga Dubai!

franc Çopja BRUKSEL- Procesi i Gjykatës së Krimeve të Rënda në Bruksel, i filluar më 9 janar për vrasjen brutale të Ardit Spahiut, është zhvilluar pas pezullimit pak ditë më parë për shkak të konstatimit të disa 'morrave të shtratit' në sallën e gjyqit. Media belge BRUZZ ka raportuar për gjyqin, ku bëhet me dije se kanë deklaruar se Ardit Spahiu është ekzekutuar në mënyrë profesioniste, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në Belgjikë. I akuzuar për vrasjen është Franc Gergely Çopja bashkë me tetë të tjerë. Në artikull theksohet se Franc Çopja nuk ndodhej në Belgjikë në kohën e incidentit, por ai akuzohet se ka urdhëruar vrasjen nga jashtë vendit nëpërmjet komunikimeve të koduara. Çfarë shkruhet në artikullin e BRUZZ: "Nuk ishte një sherr që doli jashtë kontrollit", dëshmuan hetuesit...