Procesi i vetingut mbyll siparin, por la pas një sistem drejtësie të brishtë

Procesi i vetingut mbyll siparin, por la pas një sistem drejtësie të brishtë

Përgjatë tetë viteve të fundit, korpusi prej 805 gjyqtarësh, prokurorësh dhe ndihmësish ligjorë të vendit kaloi nëpër filtrat e vetingut – një proces kyç i reformës në drejtësi, që mbylli siparin me vendimet e fundit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit më 5 mars. Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se 442 subjekte rivlerësimi ose 55% e totalit u larguan nga detyra; nga të cilët 268 u shkarkuan, 105 dhanë dorëheqjen dhe 49 të tjerë u larguan pa një vendim përfundimtar. Pjesa tjetër i mbijetoi procesit, që për shumë vëzhgues dhe praktikantë të ligjit ishte i vështirë, i thellë dhe i mbushur me dritëhije. Më shumë se gjysma e magjistratëve të vendit shpenzuan vite të gjata për t’u përballur me shkallën e parë dhe...