Procesi gjyqësor ndaj Plarent Ndrecës/ “Akuza, e paqartë”, mbrojtja kërkon kohë për t’u njohur me provat, Gjykata shtyn seancën

Procesi gjyqësor ndaj Plarent Ndrecës/ “Akuza, e paqartë”, mbrojtja kërkon kohë për t’u njohur me provat, Gjykata shtyn seancën

Në seancën e sotme, mbrojtja e Plarent Ndrecës kërkoi kohë për t’u njohur me argumentet dhe provat që SPAK paraqiti lidhur me pretendimet për shkelje të barazisë në tendera. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën dhe vendosi që shqyrtimi i mëtejshëm të vijojë më 5 mars në orën 11:00. Avokati i Ndrecës kërkon nga Gjykata e Posaçme shpalljen e moskompetencës së çështjes: Ermal Yzeiraj, avokati:  Kjo gjykatë nuk është kompetente për shqyrtimin e kësaj çështjeje, akuza është e paqartë. Me ndryshimet e nenit 75 të Kodit të Procedurës Penale, GJKKO gjykon krimet bazuar në nenin 258. Mbi 800 mijë lekë, kompetente për shqyrtimin e kësaj shume është kjo gjykatë, përndryshe nën 800 mijë lekë do duhet shqyrtuar nga...