Procedohet penalisht Adriatik Lapaj, në pranga edhe 4 aktivistë të “Shqipëria Bëhet”

Procedohet penalisht Adriatik Lapaj, në pranga edhe 4 aktivistë të “Shqipëria Bëhet”

Policia e Tiranës ka nisur procedim penal ndaj Adriatik Lapajt dhe ka arrestuar 4 aktivistë të Lëvizjes “Shqipëria bëhet”. Policia bën me dije se Adriatik Lapaj është proceduar penalisht, ndërkohë që ai ndodhet në spitalin e Traumës pasi mori dëmtime në kokë pas rrëzimit të një bombole gazi. “Arrestuan shtetasit E. H., 30 vjeç, A. M., 40 vjeç, E. H., 39 vjeç dhe E. Ll., 41 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit V. H., A. Sh., E. L., A. B., A. Sh. dhe M. Xh., pasi dje, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë zhvillimit të protestës, kanë hedhur sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë. Si pasojë, u dëmtuan 2 punonjës policie, njëri prej të cilëve...