Procedohet 44-vjeçari/ Solli “Audi’-n e vjedhur me vlerë 50 mijë euro nga Italia, për ta shitur në Shqipëri, policia…
Një 44-vjeçar është proceduar penalisht nga policia në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Stolen Line”. Policia sekuestroi një automjet tip “Audi SQ8”, me vlerë rreth 50 000 euro, i cili, nga verifikimet, rezultoi i vjedhur në Itali. 44-vjeçari dyshohet se e ka sjellë automjetin në Shqipëri, me qëllim shitjen. Operacioni “Stolen Line” vijon nga policia.
Burimi:
sot.com.al