Problemet nga reshjet në qarkun e Fierit, lumi Seman çan argjinaturën, uji vërshon drejt tokave bujqësore të banorëve të zonës
Lumi Seman ka çarë mesditën e sotme argjinaturën në disa segmente, në afërsi të fshatrave Ndërnënas dhe Hasturkas në Libofshë, nga prurjet e shumta. Për pasojë, uji ka vërshuar përtej argjinaturës drejt tokave bujqësore, duke alarmuar banorët e zonës. Ata pohojnë se nuk kanë parë kurrë një nivel kaq të lartë prurjesh, ndërsa shprehin frikë për vijimin e rritjes së ujërave, të cilat po i afrohen zonave të banuara. Përballë kësaj situate alarmante, forcat e Bordit të Kullimit ndodhen në terren dhe po punojnë me mjete të rënda për disiplinimin e ujërave që derdhen në kolektorin e hidrovori të Darëzezës, me qëllim shmangien e përmbytjes së banesave dhe paneleve fotovoltaike. Situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa autoritetet u bëjnë apel banorëve të tregojnë kujdes....
Burimi:
top-channel.tv