Problemet e Belinda Ballukut me drejtësinë fusin në krizë ndërtimin, KKTU nuk mblidhet prej 4 muajsh, ja 5 sektorët…

Problemet e Belinda Ballukut me drejtësinë fusin në krizë ndërtimin, KKTU nuk mblidhet prej 4 muajsh, ja 5 sektorët…

Për herë të parë në shumë vite, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU) ka mbyllur qepenat dhe nuk mblidhet prej të paktën 4 muajsh. Arsyeja është ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ose më saktë, problemet e ish ministres Belinda Balluku me drejtësinë. Mbledhja e fundit e KKTU-së është zhvilluar në 23 tetor të vitit të kaluar. Qindra bizneseve u është dashur të shtyjnë projektet e tyre, për shkak të pamundësisë për të siguruar leje ndërtimi. Paralizimi i KKTU-së nuk ka prekur vetëm projektet e kullave apo resorteve, por edhe veprat publike, të cilat kërkojnë leje ndërtimi. Situata e bllokimit ka nisur të reflektohet fort edhe në sentimentin e tregun. Në treguesin e ndjesisë që publikon Banka e Shqipërisë, sektori ndërtimit shënoi rënien më të...