Pritej të hapej sot në mesditë, shembet sërish rruga në “Arrat e Gurrës”! ARRSH: Do kryhet rivlerësim gjeologjik

Pritej të hapej sot në mesditë, shembet sërish rruga në “Arrat e Gurrës”! ARRSH: Do kryhet rivlerësim gjeologjik

rruga LIBRAZHD- Zona "Arrat e Gurrës" në fshatin Dragostunjë të Librazhdit nuk po gjen qetësi dhe situata me ifrastrukturën paraqitet ende problematike. Segmenti i bllokuar që pritej të hapej sot në mesditë pas ndërhyrjes me by-pass dhe aktivizimit të një rruge dytësore, ka pësuar një tjetër goditje të rëndë. Kjo e bën segmentin rrugor të pakalueshëm dhe rrit rrezikun për kalim të mëtejshëm, duke përfshirë edhe këmbësorët. Këta të fundit, gjithashtu janë ndaluar që të qarkullojnë në atë zonë.  Sipas burimeve, rruga dytësore, e cila ishte hapur për të mundësuar kalimin provizor të mjeteve, ka pësuar një fundosje dhe rrëshqitje shkatërrimtare të një sipërfaqeje të madhe toke. Gjithashtu, janë hequr edhe makinat e firmës pasi ekziston frika e fundosjes së mëtejshme.  Situata në segmentin rrugor është...