“Prit, të shoh lajmet ”/ Detajet nga çastet e negociatave për dorëzimin e Buzit, ja ‘lëvizja’ e 35-vjeçarit
Rozalinda Plaka, e reja prindërit e së cilës u vranë në tragjedinë e ndodhur në Vidhishtë, pritet të merret sërish në pyetje nga prokurorët e çështjes. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se dëshmia e saj e parë, e dhënë menjëherë pas përfundimit të pengmarrjes, ka qenë e paplotë për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Sipas burimeve pranë familjes Plaka, 25-vjeçarja ka rrëfyer se në momentin e sulmit ishte në gjumë. Ajo është zgjuar nga krismat e armës dhe, sapo ka dalë nga dhoma, ka parë babanë të shtrirë në tokë, ndërsa ish-i fejuari i saj, Refit Nertil Buzi, e ka kërcënuar me armë, e ka marrë me forcë dhe e ka futur në automjet. Më pas ai është larguar drejt zonës kodrinore të...
Burimi:
sot.com.al